Bli një apartament, ke një BMW falas!

Mariglen 0

Duket si ndonjë marrveshje e mirë, por në fakt apartamentet nuk është se janë aq të lirë.

Këto ditë tregu i makinave është i nxehtë, sidomos për strehim, por kjo gjë mund të ngadalësohet. Një sipërmarrës Kinez në Shangai ka bërë një ofertë kombinimi duke ofruar kështu një BMW falas për këdo që blen një apartament ose shtëpi private në kompaninë e tij. Në fakt duket joshëse në fillim deri sa merrni vesh që shuma që duhet të shpenzoni për apartamentin apo shtëpinë mund të shkojë rreth 621,000 dollarë secila.

Mesa duket, këto lloj marrveshjesh apo ofertash janë përhapur në sektorin e strehimit në Kinë, si psh makinat, ofrime pushimesh falas, ose ulje të menjëherëshme. Leku sa vjen e pakësohet dhe njerëzit kanë frikë të bëjnë investime të mëdhaja, gjë që tregon që rritja financiare ka pasur ulje kohët e fundit në vend. Duke konsideruar Kinën si vendin më të populluar në botë me 1.6 miliard njerëz, llogjikisht duhet të ketë dhe kërkesa për strehim. Mesa duket, këto kërkesa nuk janë aq të larta sa priteshin.

Kërkesat për makinat mund të ulen gjithashtu. Me 28,8 milion makina të shitura në vitin 2017, Kina akoma mban vendin e parë për shitjen e makinave në planet. Gjithsesi, ky numër thjesht përfaqëson një rritje 3% që nga viti 2016 dhe është rritja më e pakët që ka ndodhur në vitet e fundit.