Bllokoi trafikun duke bërë rrathë të shpejta në autostradë, policia në kërkim të shoferit

liridona 0

Kjo nuk është hera e parë, që ndonjë autostradë bllokohet në këtë formë nga ndonjë shofer i pandërgjegjshëm

Më herët, ishte krijuar një lloj sfide, si pjesë e së cilës, shoferët nxiteshin që të bënin rrathë të shpejta në mes të autostradave, për të bllokuar trafikun

Por, policia në Shtete e Bashkuara veproi me shpejtësi duke i dënuar ashpër, të gjitha ata që përfshiheshin në këtë lojë dhe arriti ta ndalonte.

Ditëve të fundit, janë shpërndarë pamjet, që e tregojnë një Chevrolet Camaro, derisa bënte rrathë të shpejta në një autostradë, duke bllokuar trafikun.

Shoferët që e kishin të pamundur të lëviznin, telefonuan policinë që tani janë vënë në kërkim të këtij shoferi dhe shoqëruesve të tij.

Në filmim, nuk shihet fytyra e shoferit dhe targat e veturës, mirëpo, nuk do të jetë problem të bëhet identifikimi dhe ndalimi i tij, njëjti sikurse është bërë edhe i të tjerave më herët. 

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

FUCK TRAFFIC #TSNLS

A post shared by Core City (@corecity.cc) on