BMW 8 Series shfaqet sërish duke u testuar, fillon numërimi mbrapsht për prezantimin e saj(video)

Mariglen 0

BMW ka bërë të ditur se 8 Series i ri do të prezantohet me 15 qershor, vetëm një ditë para fillimit të Le Mans. Gjatë një testimi që po bënte makina nëpër rrugët e Wales arritëm të shikonim edhe disa detaje të tjera rreth makinës.Ndërkohë që testohej shihej shtresa e hollë prej kamuflashi.

Tek videoja e mëposhtme, dëgjohet fare qartë fuqia që ka makina ka nën kofano. Kjo pjesërisht për shkak të motorit 4.4 litra V8 që prodhon 530 kuaj fuqi. Mund të shohim edhe një sistem gjigand gypash për nxjerrjen e gazit, që lë të kuptohet se mund të lëvizë me një shpejtësi të konsiderueshme.

This post is also available in: English