BMW braktis panairin e veturave në Detroit.

liridona 0

Panairi i veturave që mbahet në Detroit është duke humbur shumë prodhues të mëdhenj të veturave.

BMW nuk do të marr pjesë në Panairin e Veturave në Detroit 2019, pasi shumë prodhues gjermanë të veturave tashmë kanë braktisur këtë ngjarje.

“BMW Group ka vendosur të tërhiqet nga Panairi i Veturave Internacional Amerikan, Detroit 2019”, kanë treguar nëpërmes një deklarate nga kjo kompani.

“Ky vendim është marrë derisa BMW Group është duke rishikuar në mënyrë konstante prezencën tonë në panaire të veturave e ngjarjeve të ngjashme”.

Vendimi i BMW ka ardhur rreth një muaj pas atij të Mercedes-Benz, të cilët gjithashtu nuk do të marrin pjesë në Detroit 2019.

Panairi i veturave në Detroit është duke kaluar një kohë të vështirë kohëve të fundit. Kjo ngjarje është duke pasur në konkurrencë direkt CES-in (Panairin elektronik të konsumatorëve), i cili fillon rreth 2 javë më herët në Las Vegas, Nevada.

Prodhuesit e veturave gjithnjë e më shumë kanë përdorur CES-in, si vend për të debutuar veturat e tyre me teknologji të lartë.

Panairi i Veturave i Detroit është duke konsideruar që ta shtyjë ngjarjen për në tetor.