BMW dhe Daimler bashkojnë forcat për të mposhtur Tesla

liridona 0

Sipas një burimi të fundit, prodhuesit gjermanë të makinave BMW dhe Daimler do të krijojnë një bashkëpunim.

Burimi sugjeron se të dy prodhuesit e automjeteve tashmë kanë filluar të diskutojnë një nivel bashkëpunimi për të ardhmen e automjeteve elektrike.

Prodhuesit gjermanë do të ndajnë platformat e makinave elektrike. Sigurisht që kjo do të ishte një lëvizje strategjike për të dy kompanitë, për të rivalizuar Tesla.

Marrëveshja ende nuk është bërë zyrtare. Por sipas raportimeve, fokusi kryesor i BMW dhe Mercedes-Benz do të jetë zhvillimi i platformave të makinave elektrike kompakte dhe të madhësisë mesatare, të cilat mund të akomodojnë motorë ICE.

Vlen të theksohet, se BMW dhe Daimler tashmë kanë një bashkëpunim zyrtar. Ky bashkëpunim është për shërbimet e mobilitetit dhe sistemet ndihmëse të avancuara të drejtimit.

Marrëveshja e mundshme mes këtyre dy kompanive do të përmirësojë pozicionin e tyre në tregun e makinave elektrike.

Prodhuesve do t’ju duhet të kursejnë 7 miliard euro nëse zgjedhin këtë rrugë.