BMW është duke planifikuar ndërtimin e një supermakine sportive me mbi 700 kuaj fuqi

ardita 0

Kompania gjermane BMW mund të ketë një numër të madh makinash me performacë të lartë që mbajnë simbolin ‘M’ , mirëpo ajo që i mungon kësaj linje është një supermakinë sportive.

Sipas zërave nga brenda kompanisë, BMW është duke planifikuar ndërtimin e një supermakine sportive për të zëvendësuar modelin i8. Sipas këtyre burimeve BMW nuk do të ndërtojë gjeneratën e dytë të modelit i8 edhe pse mendohet se arkitektura prej fibri karboni e këtij modeli do të ndërtohet në mënyrë të ngjashme edhe në makinën e re.

Gjithashtu mendohet se motori i makinës së re do të mund të nxjerrë më shumë se 700 kuajfuqi dhe se këto makina do të prodhohen në numër të limituar. Megjithatë mos u gëzoni shumë sepse kjo makinë nuk do të dalë në treg në të ardhmen e afërt. Sipas disa thashethemeve që qarkullojnë thuhet se kjo makinë do të prezantohet në vitin 2023.