BMW GINA, makina që ju shkel syrin(video)

Mariglen 0

Edhe pse ka 10 vite prej shfaqes se parë në publik, BMW GINA ende na mahnit. Me saktë dizenjimi i këti koncepti ka filluar ne 2001 kësthu që mund të flasim për një makinë që ka më shumë se 10 vite që është dizenjuar dhe ende duket futuristike.

“ GINA na lëjojë të sfidojmë bazat ekzistuese dhe proçeset e zakonshme” deklaron Chris Bangle drejtuesi i atëhershem i grupit se dizenjuesve të GINA-s. Ajo çka është pika e saj e fortë është dhe pjesa më e veshtirë e gjithë proçesit. Si të ‘’veshim’’ ndryshe një një makinë ?

Zgjidhja ishte një material elastik, kundra ujit, gjysem transparent,rezistent,i fortë, dhe i bër nga njeriu. Plus këtyre ai u rreziston tempraturave të larta dhe të ulëta, nuk fryhet apo mblidhet, dhe nuk demtohet ndaj lëviyjeve të vazhdueshme. Me pak fjalë zgjidhja perfekte për atë çka kërkonin.

Disa, aftësi tjera të këti modeli janë ndryshimi i formes se jashtme në varësi të kushteve, të shpejtësis dhe të dëshirës së drejtuesit. Feneret e ndriçimit mund të fshihen dhe të shfaqen pasi disa motora të vegjel lëvizin pjesën e copes që ndodhet rreth tyre. Kështu që ju jep përshtypjen e shkeljes së syrit.

Siç do shikoni dhe në video, dyert janë fenomen në vete. Ato hapen në menyrë ekzemplare dhe shtojnë akoma më shumë kurresthjen ndaj kësaj makine. Nuk do u merzitëshit kurr me një BMW GINA pasi do i ndryshonit pamjen çdo herë që do deshironit.

This post is also available in: English