BMW i8 Roadster – Panairi Ndërkombëtar i Makinave 2018 në Kanada

ardita 0

Tregu i makinave po zhvendoset drejt Makinave Elektrike dhe prodhuesit tradicionalë të makinave nuk mund të qëndrojnë statik. BMW është një nga ato që e ka kuptuar këtë dhe prandaj reafirmon vendin e saj në këtë lojë me modelin BMW i8 Roadster.  Duke e parë nga përpara, të jep pershtypjen që po shikon një “bishë të egër” me një shikim dominant dhe të uritur gati për të sulmuar.

 

Makina futuristike e BMW-s ka një dizenjim shumë interesant. Madje mund të themi që ngjan si një makinë-koncept por ja që ajo është reale dhe do të jetë e gatshme për publikun në 2019. Modeli  I8 Roadster është hibrid dhe ka 2 motorra. Një elektrik në pjesën e përparme dhe një me djegje të brendshme, 3-cilindërsh në pjesën e pasme. Ky kombinim siguron ekonomi dhe performancë në të njëjtën kohë. Kohëzgjatja e baterisë është mbi 53km, shpejtësia maksimale arrin 250km/h kurse 0-100km/h e arrin për 4.6 sekonda.  Makinat sportive nuk janë të njohura për emëtimet CO2 të ulëta, por ky model  i thyen stereotipet me 46gCO2/km.

 

  Një tipar tjetër i veçantë është mënyra sesi hapen dyert dhe se si kryhet palosja e tavanit. Pamjes së jashtme i është kushtuar shumë vëmendje dhe ajo të lë pa fjalë. Ngjyra portokalli ose siç e quan BMW E-copper ndryshon hije sipas kushteve të ndriçimit dhe e bën makinën të duket ekzotike.

Brenda ka pajisje të shumta të teknologjisë së fundit për argëtim dhe kontroll të funksioneve të ndryshme. I gjithë kombinimi sjell komoditet dhe eksperiencë që vetëm një BMW i8 mund të të ofrojë.

   

Për sa i përket pjesës së pasme, ajo ka forma të rrumbullakëta që e bëjnë shasinë aerodinamike dhe futuristike. Dritat LED ngjajnë si turbina gati për të çliruar fuqinë shtytëse dhe për ta bërë makinën të fluturojë. Në fotografi do shikoni dhe versionin coupe i cili përveç pamjes së jashtme nuk ka  ndryshime të mëdhaja.

 

*Makinat janë fotografuar eksluzivisht nga automjet.al

   

Lini një Përgjigje