BMW-ja shtyn gjeneratën e ardhshme të Minit shkaku i Brexitit

liridona 0

BMW-ja ka shtyrë zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të Minit, pasi kërkon të ulë kostot.

E gjithashtu pasiguria në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Britanisë dhe Bashkimit Evropian vështirëson vendimet për investime afatgjate, raporton Reuters.

Gjiganti gjerman i automobilave ka zhvilluar tre gjenerata të Minit që kur e kishte blerë nga “Rover Group” më 1994, duke mbajtur çdo automjet në treg përreth gjashtë vjet.

Modeli aktual i Mini Hatch, i cili është në treg që nga viti 2014, është ndërtuar në platformën teknologjike të kompanisë të quajtur UKL1.

“Jetëgjatësia e kësaj platforme është zgjatur”, tha zëdhënësi i BMW-së, Maximilian Schoeberl për Reuters. “Për arsye të kostos dhe për të Brexitit”.

Rregullat kundër ndotjes së ajrit dhe presioni i kostos tashmë e kanë detyruar Opelin dhe Vauxhallin të heqin modelet e “Adam” dhe “Karl” nga shitja.

Derisa shitjet e Minit kanë pësuar rënie në 4,1% vitin e kaluar në 346,639 makina dhe treguan një rënie prej 18% të regjistrimeve në dhjetor.

Aktualisht Mini krijohet në Oxford dhe në Born, Holandë. Dhe çdo makinë e gjeneratës së ardhshme do të kërkonte investime në linjat e prodhimit në të dy këto fabrika.

BMW-ja thotë se nuk do të bëjë investime në shkallë të gjerë derisa të ketë siguri më të madhe në lidhje me rezultatin e negociatave midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshje tregtare.

BMW-ja ka prodhuar 211,660 vetura në Holandë gjatë vitit 2018, një rritje prej 39 për qind krahasuar me vitin 2017.