BMW ka instaluar gabimisht softuerin e emëtimit të gazrave në 12 000 makina

ardita 0

Sipas një raporti nga gazeta Reuters: “Kompania gjermane BMW ka zbuluar se në 12 000 makinat që ajo ka prodhuar dhe shitur kanë instaluar një program të gabuar.  Ky program i gabuar ndikon tek modelet luksoze të Serisë 5 dhe 7 gjithashtu ka përshirë një softuer që ndryshon rezultatet e shkarkimeve të gazrave mjedisore të padëshirueshme si oksidi i azotit.

Kompania e BMW në një deklaratë tha se : “Këtë gjë e zbuloi  gjatë testeve të brendshme grupi i BMW-së, ata ishin personat e parë që vunë re se ky program ishte instaluar gabimisht në disa versione të papërshtatshme të modelit, gjithashtu tha se grupi i BMW-s  ka njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse.

BMW veproi shpejt sapo një raport nga gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruajti se kompania kishte instaluar softuerë, të ngjashëm me atë që përdori Volkswagen për të kaluar testet e emëtimit në 2015.

Disa javë më parë kompania mëmë e Damler-it Mercedes-Benz u akuzua për mashtrimin e testeve të emëtimit, akuza të cilat kompania i mohoi.
Sipas zëdhënësve të BMW,  prodhuesi i makinave  “ e vërejti gjatë testimeve të brendshme që softueri i programuar ishte vendosur gabimisht në disa modele që nuk ishin të përshtatshme”.  Si rezultat 11 700 makina në të gjithë boten do të njoftohen që të kthejnë makinat e tyre dhe ne do ta rregullojmë këtë gabim.

Për më tepër BMW tha: “Motorrët që na është dashur një brez që ti krijonim, të serive 5 dhe 7, ishin ato që u prekën”. Për të qënë i qartë, BMW pohon se softueri ishte thjesht një gabim dhe nuk ishte diçka e qëllimshme. “Softueret e përshtatshëm për këto makina do të bëhen të disponueshme pasi të marrim aprovimin nga autoritetet përkatëse”, njoftoi një zëdhënës i BMW.

Nëse keni një automjet, seria 5 ose 7 e prodhuar midis viteve 2012 dhe 2017, dhe në qoftë se automjeti përmban një motorr nafte me performancë të larte dhe me tre turbo, atëherë ka gjasa që duhet të ktheheni makinën tuaj për disa ndryshime.

Lini një Përgjigje