BMW kërkon kthimin e mbi 300,000 mijë makinave për shkak të një defekti elektrik

ardita 0

Javën e kaluar, prodhuesi i makinave BMW ka kërkuar kthimin e 312,000 makinave në Mbretërinë e Bashkuar pasi u zbulua se kanë patur disa probleme me sistemin elektrik gjatë kohës që kanë qënë në përdorim.

Eshtë kërkuar kthimi i makinave BMW Seria 1, Seria 3, Z4 dhe modelet X1 të benzinës dhe naftës që janë krijuar midis muajit mars të vitit 2007 dhe muajit gusht të vitit 2011. 

Çështja akoma nuk ka shkaktuar një vdekje të drejtpërdrejtë, por dikush në Britaninë e Madhe vdiq ditën e Krishtlindjeve në vitin 2016, pasi u përplas me një pemë për të shmangur një BMW të prishur në Guildford, Surrey. BMW-ja kishte pësuar një defekt elektrik dhe kjo kishte bërë që dritat e pasme të mos funksiononin dhe kështu mjeti kishte filluar të ngadalësonte në një nga rrugët kryesore të Britanisë së madhe e cila nuk ka patur ndriçim.

 BMW fillimisht tërhoqi 36,410 makina me benzinë vitin e kaluar. Njoftime të ngjashme janë nxjerrë edhe në të kaluarën një prej të cilave ishte edhe rikthimi i 750,000 njësive në vitin 2013 për shkak të kabllove të dëmtuara të baterive.

This post is also available in: English