BMW konfirmon datën se kur do të prezantojë modelin e ri 8 Series Coupe

ardita 0

Kompania BMW ka konfirmuar datën e lançimit për makinën më të re Coupe të Serise 8 dhe do të prezantohet në “Le Mans”. Makina e re luksoze do të paraqitet për herë të parë me 15 qershor të këtij viti në garën 24 orëshe.

Makina luksoze dhe sportive, do të shfaqet një ditë para fillimit të 24 Hours of Le Mans, ku BMW merr pjesë për herë të parë që nga viti 2011, kur u shfaq për herë të fundit me M8 GTE. Kjo e fundit, është njëjtë në fazën testuese, ndërsa nuk dihet se kur do t’i hiqen shtresat për kamuflazh. Të dyja që janë shfaqur të kamufluara, kanë grillin e njëjtë, ndërsa edhe rrotat duken të ngjashme.

Kompania lidhur me modelin e ri ka thënë që “Gara është demonstrim i pastër i pasionit, dinamikës dhe mundësisë për udhëtime të gjata. Këto karakteristika, e përkufizojnë makinën tonë sportive në mënyrën më speciale.”

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”43″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

 

This post is also available in: English