BMW M2 Competition thyen rivalitetin

Mariglen 0

BMW M2 gjithmonë ka qenë një makinë e pëlqyer nga të gjithë, por me modifkimet e fundit do t’ju pëlqejë më shumë. Tani kjo BMW i ngjason edhe më shumë një makine nga seria M për shkak të një motorri të vërtetë M.

M2 Competition ka një motorr twin-turbo me 6 cilindra nga BMW M3 dhe M4. Duke ditur që të gjithë rivalët kanë një motorr me 4 cilindra(Mercedes-AMG CLA45, Ford Focus RS, Porsche 718) ky është një avantazh i madh i M2 Competition. Por kjo nuk është i vetmi ndryshim se edhe shasia është ndryshuar duke iu përafruar asaj të një M3/M4 dhe duke bërë që makina të jetë pak më e gjerë.

Amortizatorët gjithashtu janë përmirësuar si dhe pjesët elektrike të makinës të cilët kontrollojnë motorrin.

Gjithashtu edhe pjesa e përparme e makinës ka disa ndryshime të vogla. Në pjesën e brendshme përveç se do të keni një rrip të vogël me 3 ngjyrat lejla-blu-e kuqe tek rripi i sigurimit do të keni edhe logon e serisë  M të stampuar tek sediljet.

This post is also available in: English