BMW M340i në garë me M2 Competition, presin vijën e finishit në të njëjtën kohë.

liridona 0

CarWow kohët e fundit ka realizuar gara në vijë të drejtë duke vendosur BMW kundrejt makinave të tjera, kryesisht Audi RS Avantes. Makinat bavareze nuk kanë qenë gjithmonë fitimitare por e gjithë gara ishte diçka argëtuese, sidomos me BMW-të e vjetra.

Tani, gazeta britanike vendos përballë makinat më të reja dhe të fuqishme të rangut BMW- M340i xDrive dhe M2 Competition.

Përpara se të shihni garën, le ti hedhim një sy shifrave.

BMW M340i xDrive
M340i xDrive ka një avantazh madhor në garën në vijë të drejtë, për faktin se ka sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive.
Fuqizohet nga motori turbocharged 3.0 litërsh me gjashtë cilindra në një vijë. Motori prodhon 382 kuaj fuqi. Me këto shifra, është Serie 3 jo-M më e fuqishme që është ndërtuar ndonjëherë.

BMW M2 Competition
M2 Competition është një rrezik serioz kur bie fjala tek performanca. Është më e lehtë me drejtimin me gomat e pasme aktive.
Makina fuqizohet nga motori twin-turbocharged 3.0 litërsh me mbështjellje me fibër karboni, njësoj si tek M3 dhe M4. Me këtë strukturë M2 Competition është e aftë të prodhojë 405 kuaj fuqi.

M2 Competition në këtë garë ka transmetimin manual me gjashtë nivele shpejtësie, kundrejt transmetimit me tetë nivele shpejtësie Sport Steptronic të M340i xDrive.