BMW M5 Competition, Honda NSX dhe AMG E63 S në garë (Video).

liridona 0

Një nga këto makina është një coupe me 573 kuaj fuqi, ndërsa dy të tjerët janë sedanë me pesë vende, me më tepër se 600 kuaj fuqi. Të tre- Honda NSX, BMW M5 Competition dhe Mercedes-AMG E63 S – janë tmerrësisht të shpejtë në vijë të drejtë.

Por që të dalim në përfundimin se cili është më i shpejti ndër të tre, Top Gear  i vendos në një garë në vijë të drejtë.

Honda NSX, edhe pse është më e shpejta, është më pak e fuqishmja. Coupe hibride prodhon fuqinë prej 573 kf përmes motorit turbocharged 3.5 litër V6. Në një vijë të drejtë, Honda thotë se NSX do të arrijë shpejtësinë 96 km/h për më pak se tre sekonda.

Por BMW dhe AMG nuk mbeten mbrapa.

 

Mercdes-AMG E63 S prodhon 603 kuaj fuqi, falë motorit twin-turbo 4.0 litër V8. Fuqia transmetohet përmes kamios automatike me nëntë nivele shpejtësie në të gjitha rrotat e makinës. Kjo do të thotë që AMG arrin shpejtësinë 96 km/h për 3.3 sekonda.

BMW është më e fuqishmja. Me paketën Competition, makina prodhon 615 kuaj fuqi. Fuqia vjen nga motori twin turbo 4.4 litër V8. Transmetohet në të gjitha rrotat përmes kamios me tetë nivele shpejtësie. M5 Competition do të arrijë shpejtësinë 96 km/h për 3.1 sekonda.

Në fillim të garës M5 Competition është në avantazh. Ndërsa NSX dhe AMG luftojnë kokë më kokë pas M5. Më pas gara merr formë tjetër kur edhe AMG lë pas NSX.

Në fund të garës, M5 kurorëzohet si fituesja, por shumë afër saj janë edhe AMG dhe NSX.