BMW M750Le është makina e parë hibride e paketës M Performance

liridona 0

BMW është përkushtuar elektrifikimit, dhe kjo shihet qartë në linjën e re të makinave që do të vinë. iNext do të ketë makina e parë tërësisht elektrike e markës, dhe së shpejti të gjitha makinat e tjera, madje edhe X2, do të kenë një version hibrid.

Por modeli i parë M Performance i portofolit të hibridëve mund t’ju surprizojë. Sipas raportimeve Serie 7 do të jetë makina e parë M Sport hibride.

Lajmi vjen nga BMWBlog, i cili thotë se BMW do të ofrojë një opsion M750Le të orientuar tek performanca kur të mbërrijë modeli G20 i gjeneratës së radhës.

Duke përdorur një motor me gjashtë cilindra në një vijë së bashku me një motor elektrik, M750Le mund të prodhojë deri në 550 kuaj fuqi dhe 800 Nm fuqi rrotulluese. Rreth 400 kuaj fuqi do të vinë vetëm nga motori me gjashtë cilindra.

Do të përdorë baterinë BMW të gjeneratës së pestë, dhe do të ketë më shumë rang elektrik se sa modelet e tjera.

Sipas raportit, makina elektrike do të mbërrijë në 2021. Kapaciteti i baterisë do të jetë rreth 80 deri në 120 kWh, me një rang prej 700 kilometër.