BMW mund të tërheqi 324,000 makina nga tregu në Europë.

BMW ka njoftuar se do të tërheqi 324,000 makina me motorr nafte nga tregu Europian për shkak të disa zjarreve të ndodhura për shkak të difekteve në motorr në Korenë e Jugut. Ndërmjet muajve janar dhe korrik 27 makina kanë marrë flake në Korenë e Jugut duke bërë që 13 prej tyre të hedhin në gjyq kompaninë. Kompania gjermane i ka kërkuar falje klientëve të dëmtuapor do t’i duhet të tërheq mijëra makina të shitura në mënyrë që të rregullojë problemin. Problemi është identifikuar si një defect në sistemin e qarkullimit të gazrave dhe kjo përfshin disa modele të BMW. Raportet sugjerojnë që kompania gjermane ishte në dijeni që mund të ndodhte një defekt i tillë që në 2016, por vetëm kohët e fundit ka arritur që ta gjejë se çfarë e shkakton problemin.
Qeveria koreane ka njoftuar se do ta hetojë kompaninë nëse ka vepruar me shpejtësinë e duhur në zgjidhjen e problemit. BMW ka tërhequr 103,000 makina në Kore duke përfshirë 42 modele të viteve nga mars 2011 deri nëntor 2016. Gjithashtu kompania mund të gjobitet nga shteti i Koresë së Jugut me një gjobë të majme.
This post is also available in: English