BMW nënshkruan kontratën miliarda dollarëshe me kompaninë e fuqishme kineze CATL

ardita 0

Plani i BMW për të zgjeruar linjën elektrike të makinave është duke u bërë realitet pasi ai sapo ka firmosur një kontratë me kompaninë kineze të prodhimit të baterive “Contemporary Amperex Technology Ltd”.

CATL do të marrë 1.16 miliardë dollarë për ndërtimin e paketave të baterive për linjën e ardhshme të makinave elektrike të BMW-së. Prodhuesi kinez i baterive do të zëvendësojë partneritetin ekzistues të BMW me Samsung në furnizimin e baterive për automjetet e saj të gjeneratës së ardhshme.

Një pjesë e marrëveshjes me BMW lejon që CATL të ndërtojë një fabrikë në Europë për të ndërtuar bateritë. Kjo siguron një kosto-përfitim për BMW duke lejuar një ulje të kostove logjistike. Sipas ‘Reuters’ po kërkohet një lokacion rreth 250 milje në veri të selisë së BMW-së në Mynih.

Pavarësisht BYD Co Ltd që është prodhuesi më i madh i baterive në Kinë, CATL ka krijuar një rol të rëndësishëm ndërkombëtare. BMW nuk është e vetmja markë që po bashkëpunon me CATL pasi edhe Daimler ka konfirmuar bashkëpunimin e tij me këtë prodhues, thuhet se edhe Apple i është drejtuar CATL për furnizimin e baterive për automjetin e vet.

This post is also available in: English