BMW pohon se në të ardhmen mund të krijojë një fuoristradë kabriole

ardita 0

BMW aktualisht ka krijuar modelet X1, X2, X3, X4, X6 dhe së shpejti do të ndërtoje modelin X7 me shtatë sedilje.  

Kur drejtorit të BMW, Ralph Mahler iu drejtua një pyetje nga Digital Trend nëse kompania do të krijonte një crossover kabriole, ai u përgjigj: “Eshtë një pyetje me të vërtetë interesante. Ne ia kemi bërë këtë pyetje vetes edhe në të shkuarën por nëse ekziston mundësia dhe tregu pse jo. Por për momentin nuk kemi një të tillë.”

Kreu i zhvillimit të BMW Klaus Fröhlich ka thënë gjatë një interviste se ekipi i tij nuk po e përjashton mundësinë e krijimit të një modeli “fluturues” që quhet X8. Sido që të jetë, do të ofroje hapësirë për katër pasagjerë dhe do të garoje kundër SUV-ve të tjera të larta si Bentley Bentayga, Land Rover Range Rover dhe Urus Lamborghini.

BMW njofton se akoma nuk janë vënë në punë këto projekte. 

 

This post is also available in: English