BMW pretendon se ka motorët më të mirë me naftë dhe njofton që nuk do të heqë dorë lehtë prej tyre

ardita 0

Kompania BMW njoftoi se ajo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga motorët me naftë edhe pas skandalit që ndodhi me Volkswagen, e cila është arsyeja pse shumë prodhues janë fokusuar drejt benzinës dhe elektrifikimit.

Duke folur me revistën australiane ‘GoAUTO’ në panairin e makinave në Paris, anëtari i bordit të BMW-s, Klaus Froehlich tha se: “Kompania është ende e angazhuar tek motorët me naftë dhe që nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë prej tyre. Gjithashu shtoi se në bazë të të dhënave të testimit, rezulton se BMW ka emëtimet më të ulëta në industri.”

Derisa motori diesel me katër dhe gjashtë cilindra tani për tani ka një të ardhme të sigurtë por vihet në pyetje njësia më e fuqishme M550d Xdrive. Me 3,0 litra ‘turbo quad’ konsiderohet dieseli më i fuqishëm me gjashtë cilindra në industri por është i kërcenuar nga standartet gjithnjë e më të rrepta mjedisore. 

BMW njofton se motori diesel mund të reduktohet në një zgjedhje të thjeshte dhe njësia 3.0 litra në vend të konfigurimit ‘single, duo’ ose ‘turbo quad’ mund të qëndrojë në vetëm një të tillë. 

Kompania ndërkohë ende nuk ka vendosur nëse do të ofrojë një motor me naftë në X5 në SHBA, pasi për momentin në dispozicion është vetëm në benzinë Xdrive 40i dhe 50i Xdrive, ndërsa plug-in hibrid është duke u përgatitur për vitin 2021.

 

 

 

This post is also available in: English