BMW prezanton motorrët e saj më të ri.

Ka disa muaj që qarkullojnë thashethemet se BMW po ndërton një motorr të ri. Dhe më në fund ajo ka prezantuar dy të tillë, modelin R1250GS të vitit 2019 dhe motorrin e ri 1250 RT.
Pra disa javësh BMW njoftoi se ishte duke përmirësuar modelin R1200 GS duke i shtuar fuqinë dhe duke e shndërruar nga një motorr 1170 kubikësh në një motorr 1254 kubikësh. Përveç fuqisë së përmirësuar BMW ka vendosur në këto motorra edhe sistemin Shiftcam i cili përmirëson performancën dhe efektivitetin e motorrit. Ky system e ndihmon motorrin në rritjen e fuqisë si edhe në reduktimin e harxhimit të karburantit. Motorri i ri R1250GS jo vetëm është më i fuqishëm se modeli i më[arshëm por edhe harxhon rreth 4% më pak karburant se modeli i mëparshëm. Të dy motorrët janë të pajisur me Automatic Stability Control dhe Hill Start Assist. Një tjetër zgjdhje opsionale është edhe Intelligent Emergency Call e cila në rast përplasje automatikisht lajmëron urgjencën.
Çmimi i këtyre dy motorrëve ende nuk është bërë i ditur po ashtu edhe data ekzantke se kur do të dalin në treg, por një gjë është e sigurtë që brenda vitit tjetër do të mund të blini këto dy motorrë fantastik.
This post is also available in: English