BMW X3 M dhe X4 M tregojnë muskujt në video prezantimet zyrtare.

liridona 0

Interesi për makinat në stilin SUV është rritur. Në sajë të këtij fakti, BMW e ka quajtur të arsyeshme të sjellë versionet M të  makinave X3 dhe X4.

 

Në vend që të priste disa muaj për versionin Competition siç bëri me M5 Competition, BMW vendosi të prezantojë këtë javë versionet e nxehta njëherësh me modelet normale.

Videot kthejnë vëmendjen tek dyshja dinamike, që përdorin motorin me benzinë me gjashtë cilindra në një linjë. Ky është motori më i fuqishëm që është instaluar ndonjëherë në një makinë M.

Paketa opsionale M Driver do t’ju japë një SUV të aftë për të arritur 285 km/h. Kjo është shumë mbresëlënëse duke marrë parasysh që makinat peshojnë secila dy ton.

Përveçse janë më të fuqishme dhe të shpejta se modelet M40i, versionet M të dy SUV-ëve duken gjithashtu më agresivë në pamje.

Gomat 21 inç tregojnë që nuk bëhet fjalë për një X3 apo X4 të zakonshme. Aq më tepër që kompania po bën gati një paketë opsionale karboni për anën e jashtme të makinës. Disa përditësime do të bëhen edhe në kabinë, për t’i veçuar nga modelet M40i.

Çmimi ende nuk është bërë i ditur, por me siguri blerësit duhet të bëhen gati të kursejnë. X3 M do të kushtojë më shumë se 54,650$ që BMW kërkon për versionin X3 M40i.

E njëjta histori është edhe me X4 M pasi do të kushtojë më shumë se X4 M40i me çmim 60,450$.