BMW X5 2019 bën debutimin e parë publik të saj në Paris ‘Motor Show’

ardita 0

Modeli X5 është i pari SUV nga BMW që është prezantuar para 20 vitesh, së fundmi kjo makinë e njohur ndryshe edhe si G05 që do të lançohet në vitin 2019 është prezantuar në Paris ‘Motor Show’.

Prodhuesi gjerman e ka bërë makinën edhe më të madhe, më të fuqishme, luksoze dhe sigurisht ka shtuar edhe shumë risi teknologjike. BMW ka shitur më shumë se 2.2 milion makina X5 që nga prezantimi i saj.

Në Amerikë me 61 195 dollarë, blerësi mund ta ketë modelin bazë xDrive40i me 3.0 litra turbombushës që prodhon 340 kuaj-fuqi. Për 76 745 dollarë , mund të blihet versioni 4.4 litra V8, 462 kuajfuqi, ndërsa për të gjitha shtesat e tjera duhet të paguhet shtesë.

Mund t’i shtohet edhe sistemi iPerformance, me mundësi hibridizimi elektrik, që mund të lëvizë për 100 kilometra me një mbushje ose karikim. 


This post is also available in: English