BMW X6 vjen me “Vantablack”, materialin më të zi në planet

ardita 0

“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

Ky material, më saktësisht VBx2, do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”, teksa BMW paraqet brezin e tretë të modelit X6, sipas një deklarate nga vetë kompania.

VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe që e bën të përshtatshme edhe për makina.

Surrey NanoSystems, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por BMW iu duk më e përshtatshmja.

BMW X6 e brezit të tretë ka pamje të ngjashme me modelet e mëparshme, dhe duket se ka marrë disa nga linjat e X5

Surrey NanoSystems, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por BMW iu duk më e përshtatshmja.

Inxhinierët teksa përgatiten ta lyejnë me ngjyrën më të zezë në planet.

Në SHBA, ky model është paraqitur me motor turbo 3.0, 335 kuaj fuqi. Modeli X6m50i është me motor 4.4 V8, me 523 kuaj fuqi.

Të dy motorët, pavarësisht fuqive, janë me tetë marshe automatike.

BMW X6 e brezit III do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”,

Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në botë, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe nga disa kënde, që e bën të përshtatshme edhe për të lyer makina.

BMW X6 e brezit të tretë