BMW X7: është më e madhe, por a është më e mirë?

liridona 0

50% e kërkesës për BMW X7 vjen nga Amerika e Veriut. Amerikanëve ju pëlqejnë makinat e mëdha, dhe kjo shihet qartë nga përdorimi i Toyota Tacoma.

BMW X7 është pjesë e linjës luksoze të makinave BMW, së bashku me i8, Serie 7 dhe 8, edhe pse këto të fundit mund të konsiderohen grand tourer dhe makinë sportive respektivisht.2 metër e gjerë dhe 5.1 metër e gjatë, X7 është SUV-i më i gjerë dhe më i gjatë i disponueshëm sot për sot.

Disa mund të argumentojnë se kjo i jep X7-ës prezencë në rrugë dhe besueshmëri për nga siguria e pasagjerëve, megjithatë në vendet e parkimit dhe në rrugët standarde, makina është aq e madhe saqë ju mund të ndjeheni të kufizuar dhe të frikësuar.

Versioni me shtatë ndenjëse nuk është opsioni i vetëm. Për familjet me shumë persona, versioni me shtatë ndenjëse është një version fantastik. Por fatmirësisht ekziston edhe një version tjetër për ata që nuk duan një makinë kaq të madhe.

Të mirëpritura janë gjithashtu edhe detajet luksoze që ka paketa bazë, si për shembull teknologjia e fenerëve, apo ndenjëset e pasme që palosen me anën e komandave me buton në të dyja anët e automjetit.

Kontrolli i drejtimit me anë të radarëve, së bashku me ndihmësin e mbajtjes së korsisë e çojnë X7-ën në një nivel të rafnuar afër autonomisë, por jo komplete.

Me të gjithë ndihmësit e shoferit, keni kohë mjaftueshëm për të pushuar, relaksuar dhe sodisni. Siç mund ta parashikoni edhe vetë, BMW X7 ka ndenjëse lëkure, të rehatshme dhe digjitale.

Gjithashtu edhe ekrani që pasqyrohet për drejtuesin e mjetit ështl e një cilësie të lartë. Me pak fjalë, ky sistem i BMW është më i miri deri tani. Çdo gjë është punuar për të realizuar një ambient relaksues dhe të kënaqshëm për pasagjerët, por në mënyrë të veçantë për drejtuesin e mjetit.

Në rrugë, BMW X7 është e rafinuar. Mund të jetë një makinë e madhe për tu parkuar, por komforti dhe lehtësia që ka në rrugë janë impresionuese. Brenda në kabinë nuk dëgjohet asnjë lloj zhurme nga jashtë.

Të disponueshme për momentin janë xDrive30d dhe M50d, me çmim $119,900 dhe $169,900 respektivisht. Një variant M50i do të mbërrijë në Tetor 2019.

Nuk është e një surprizë që X7 është një makinë e rëndë, ajo është plot 2.4 ton. Prandaj do të duhet shumë kuaj fuqi dhe fuqi rrotulluese për të vozitur këtë bishë.

Në fund mund të themi që X7 është një makinë e rafinuar, komforte dhe impresive për një SUV të këtij segmenti. Por mund të themi që ka një dobësi, BMW X5 M50d.

Rreth 57,000$ më e lirë se sa ekuivalentja X7, X5 është më e lehtë për tu parkuar, e pajisur me të njëjtën teknologji, dhe përfaqëson një rivalizues serioz.