BMW Z4 e re prezantohet në versionin Cabriolet, e mrekullueshme!

liridona 0

BMW Z4 është një model që ka zënë një vend nderi në segmentin e Coupé-ve të vogla  me dy dyer që ofron edhe variantin cabrio. Receta është e thjeshtë me sa duket: dy vende, tërheqje mbrapa, fuqi të mjaftueshme dhe sipas dëshirës, udhëtim në ajër të pastër pa tavan mbi kokë.

Gjenerata e re duket se vendos theksin edhe në një përmirësim nga ana e përmasave. Modeli i ri është 432 cm i gjatë dhe 186 cm (8cm më e djatë dhe 7 cm më e gjerë se modeli i vjetër). Sipas traditës, Z4 e re prezantohet në fillim në versioni Cabriolet. Mbulesa e realizuar në cohë me shtresa që izolojnë akustikisht dhe termikisht hapet dhe mbyllet për vetëm 10 sekonda. Ky operacion është i mundur edhe në lëvizje, me kusht që makina të jetë duke ecur jo më shpejt se 50 km/h. 

Bagazhi duket se mbetet jo i vogël edhe me mbulesën të mbyllur. 280 litra nuk janë rekord kategorie, por të mjaftueshme për bagazhe weekend-i për dy veta. 

Nga brenda Z4, si çdo BMW, ofron një ambjent të ndërtuar me kujdes, në linjë me BMW e fundit që kemi parë. Kuadri është tashmë dixhital dhe përdor një monitor 10,25” për të pasqyruar informacionet e nevojshme ndërsa për infotainment gjejmë monitorin binjak në përmasa, 10.25” por që mundëson komandat me prekje ose gjeste nga distanca.Motorët e Z4 bazohen të gjithë në njësitë turbo-benzinë. Në vëllimin 2.0 benzinë, me katër cilindra, gjejmë dy versione: sDrive 20i me 197 KF dhe sprint 0 – 100 km/h për 6.6 sekonda dhe sDrive 30i me 258 KF me sprint 0 – 100km/h për 5.4 sekonda. BMW Z4 M40i bazohet në motorin me gjashtë cilindra, 3.000 kubikë. Fuqia rritet në 340 kuaj që mundësojnë një kohë 0-100 për vetëm 4.5 sekonda.Risi është këtu zhdukja e kambios manualee cila zëvendësohet me atë automatike me tetë marsha, e cila është edhe e pajisur me sistem “launch control” që kontrollon fuqinë në nisje, për një start të optimizuar në çdokusht atmosferik.

Teknologjia në dispozicion të Z4 është e gjitha në shërbim të guidës, duke filluar nga timoni, i cili bëhet më i ngurtë ose me i lehtë në varësi të rrugës që po përshkojmë ose të gradimit të përzgjedhur. Amortizatorët janë gjithashtu me kontroll elektronik dhe frenat të prodhuara nga reparti sportiv M. Diferenciali është gjithashtu sportiv në gjendje të shpërndajë fuqinë në rrota në varësi të trajektores, në mënyrë të proporcionuar midis rrotës së brendshme të kthesës dhe asaj të jashtme.