BMW zbulon çmimin e makinës së saj hibride, i8 Roadster

ardita 0

BMW ka nxjerrë në treg modelin e ri i8 Roadster, e cila ka afërsisht të njëtin dizajn si i8 Coupe me dyert që hapen lart si dhe me aerodinamikën e makinës të përmirësuar.

Çatia e makinës  kur mbyllet  nuk lejon depërtimin e zhurmave brenda saj dhe mund të mbyllet brenda 15 sekondash edhe nëse makina ecën me një shpejtësi prej 31 mph duke e bërë mbylljen e saj më të shpejtën e të gjithë makinave BMW.

Shpejtësia maksimale e BMW i8 Roadster është 155 mph dhe mund të arrijë nga 0-60 mph në 4.6 sekonda. Çmimi i kësaj makine është 124,735 paund rreth 12,000 paund më e shtrenjtë se një i8 Coupe. 

This post is also available in: English