BMW zbulon disa detaje të reja për modelin e saj më të ri M2. Si gjithmonë nuk zhgënjen!

ardita 0

Marka e njohur BMW, disa kohë më parë na kishte bërë të ditur se ishte duke punuar në modelin e ri nga linja M, ndërsa tani ai na ka zbuluar disa detaje të reja.
Ky model që quhet M2 Competition do të lançohet gjatë vitit 2019 dhe ka një motorr 3.0 dhe prodhon 410 kuaj fuqi.

Makina do të ketë të integruar një sistem të posaçëm që e dergon forcën tërheqëse në pjesën e pasme por nuk është e thënë nëse do të ketë sistemin manual me gjashtë njësi. Paraardhësi i tij shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 4.5 sekonda ndërsa M2 e arrin për 4.2 sekonda.

Pasqyrat anësore ngjasojnë pak me pasqyrat e modelit M4 kupe, ndërsa rrotat me 19 inch duket sikur janë dizajn tërësisht i ri.  Pjesa e brendshme nuk ka shumë ndryshim nga modeli M4, përveç sedlijeve që janë përmirësuar.

Prapa timonit ka një buton të kuq për ndezje dhe ndalim, pritet që të ketë një funksion të veçantë, por nuk dihet saktësisht.
Mezi po presim prezantimin e saj zyrtar në Beijing Motor Show që të mësojmë akoma më tepër detaje.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”20″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje