BMW zbulon SUV-in e tij X7, përpara debutimit të saj në Los Anxhelos ‘Auto Show’

ardita 0

Njëzet vjet më parë, publiku dhe shtypi menduan se ideja për ndërtimin e një SUV nga BMW ishte interesante por e gabuar. Por sot, disa nga modelet më të shitura të markës janë SUV-të. 

Ky formacion do të rritet sërish me shtimin e një modeli të ri të quajtur X7 i cili pritet të shfaqet në panairin e makinave që do të zhvillohet në Los Anxhelos.

Një foto pjesërisht e errësuar e pjesës së përparme të makinës është postuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të kompanisë, e cila na jep një pak a shumë një ide se çfarë mund të presim. 

Me publikimin e kësaj fotoje nga BMW mendohet se kompania gjermane mund të paraqesë SUV-in e tij më të madh para premierës zyrtare në Los Anxhelos e cila do të mbahet në muajin e ardhshëm. Dërgesat e saj do të fillojne disa muaj më vonë.

This post is also available in: English