BMW zbulon konceptin elektrik autonom, Vision iNEXT. Si gjithmonë nuk zhgënjen!

ardita 0

Diten e shtunë BMW ka zbuluar konceptin elektrik SUV të quajtur Vision iNEXT. Koncepti shfaq disa nga teknologjitë që kompania mund të përdorë në të ardhmen. Eshtë planifikuar për vitin 2021 që të prodhohen automjete bazuar në këtë koncept.

Koncepti përfshin teknologjine autonome të ngasjes, kontrollin e zërit, një projektor që mund të tregojë imazhe ose video të ndryshme etj. Vetëm duke e parë atë, mund të themi se dizajni është mjaft i guximshëm.

Nga raportet e mëparshme, ne e dimë se BMW është në një përpjekje të madhe për të zgjeruar makinat elektrike dhe ato elektrike plg-in hibride. Kjo do të thote se ne mund të presim një gamë të madhe të teknologjive te reja dhe një fluks të modeleve të reja. Vision iNEXT është rezultat i këtyre përpjekjeve.