Brabham ndryshon strategjinë në lidhje me modelin BT62.

Admin 0

“Ky është një model që Brabham e ka krijuar vetëm për të ecur në pistë dhe asgjë më shumë”-thoshte kompania kur u prezantua BT62 për herë të parë.

Mirëpo kjo deklaratë duket se i ka trembur disa nga blerësit e mundshëm të kësaj makine dhe kjo ka bërë që Brabham të njerrë një deklaratë tjetër ku njofton se ajo disa prej makinave do t’i prodhojë që të jenë të ligjshme të udhëtojnë dhe në rrugët e qyteteve.

Nëse jeni të vendosur që të keni një BT62 për të udhëtuar ose për të shkuar në takimet e lëna me miqtë tuaj atëherë Brabham do t’jua plotësojë këtë dëshirë duke e bërë makinën që të jetë e ligjshme për të udhëtuar dhe në rrugë.

Po nëse jetoni jashtë Mbretërisë së Bashkuar? Brabham do ta ndërtojë makinën brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas do jua dërgojë në shtëpi. Por pas një viti nëse doni që makina të vazhdojë të mbajë dokumentat britanike Brabham do të marrë makinën dhe t’i bëjë një kontroll, sepse sipas ligjit britanik makina duhet të hyjë të paktën një herë brenda vitit në vend që t’i bëhen dokumentat sërish. Pas kësaj ju duhen ta paguani vet proçesin, që për dike që ka mundësi të paguajë 1.2,milion paund për një makinë të frymëzuar nga makinat e F1 nuk do të ishte ndonjë problem i madh.

This post is also available in: English