Brabus prezanton Mercedes-AMG GT63 S të ri me 789 kuaj fuqi

ardita 0

Brabus e cila është kompania që merret me modifikimin e makinave, së fundmi është marrë edhe me modifikimin e modelit GT63 S të Mercedes-AMG.

Brabus gjithashtu është marrë edhe me përforcimin e motorit të këtij modeli.  Tani, motori i këtij Mercedes-AMG GT63 S, 4.0-litër Twin-Turbo, është me kapacitet prej 789 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 315 km/orë.

Ky Mercedes-AMG GT63 S, tani më vjen me maskën e re me hyrjen “Brabus”, rrota “Brabus Monoblock Z Platinum Edition” nga 21 dhe 22-inç, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët më të ulët për 25 mm, si dhe me interier e modifikuar duke përfshirë lëkurën Alcantara, detaje nga druri dhe fibra e karbonit.