Bugatti Chiron, makina më e shpejtë me 467 km/orë – Panairi Ndërkombëtar i Makinave të 2018 në Kanada

ardita 0

Chiron është makina më e fuqishme, më e shpejtë dhe ekskluzive e prodhimit të makinave sportive në të gjithë historinë e markës Bugatti.
Dizajni i saj i sofistikuar dhe teknologjia innovative që ajo ka, e bën ate një kryevepër unike të artit, formës dhe teknikës që shtyn kufijtë përtej imagjinatës.

Kjo makinë fantastike prodhon 1500 kuaj fuqi dhe ka në motor W16 8.0-litërsh. Gjatë një testi ka thyer një rekord botëror, Chiron arriti 400 km/orë në 32.6 sekonda, pas së cilës i duhej 9.4 sekonda frenim që të ndalonte. Shpejtësia  maksimale e Bugatti Chiron besohet të jetë rreth 467 km/orë.

Në shfaqjen e përvitshme të makinave në Frankfurt, drejtuesit e markës Bugatti bënë të ditur që makina ka arritur të përshkojë 0-100 km/orë në 2.4 sekonda, 0-200 km/orë në 6.1 sekonda, 0-300 km/orë në 13.1 sekonda dhe 0-400 km/orë në 32.6 sekonda, kjo gjë bën që Chiron t’ja kalojë edhe paraardhësit të tij Bugatti Veyron.

Kjo ka bërë që ky model të kërkohet shumë nga klientët, por prodhimi do të jetë i limituar dhe Bugatti ka njoftuar se do të prodhojë deri në 500 makina të këtij tipi.

*Makinat janë fotografuar eksluzivisht nga automjet.al

Lini një Përgjigje