Bugatti Chiron vjen me opsionin “Sky View”

armir 0

Me një focë shtytëse mahnitëse prej 1,479 kuaj fuqi, Bugatti Chiron mund të kapë 100 km/orë vetëm për 2.5 sekonda, gjë që do të bënte çdo njeri të shihte yjet në qiell. Nëse kjo gjë realisht nuk funksionon, kjo makinë 3 milion dollarëshe është e aftë ta bëjë këtë gjë ta bëj këtë gjë.
Marka tanimë e njohur Bugatti ka njoftuar se do të ofrojë për blerësit supermakinën e tyre me motorr W16 Quad-Turbo, e cila të jep një ndjesi qiellore. E vetmja gjë që duhet të bëni është të ngrini kokën dhe sytë sipër për nga qielli. Chiron tani është i gatshëm për ju me opsionin Sky View, me çati prej xhami e që gjendet pikërisht sipër kokave tuaja.

Të dy panelet, me gjatësi 60 cm dhe gjerësi 44 cm, përbëhen me katër shtresa xhamash të hollë. Xhami gjithashtu merr ngjyrë për të ruajtur privatësinë, mund të reduktojë të nxehtin dhe filtron rrezet ultraviolet të dëmshme.
Nëse ka diçka zhgënjyese në gjithë këtë është që Bugatti nuk ndoqi Mercedesin për ti siguruar kësaj makinë teknologjinë SPD,  e cila është një teknologji smart për kontrollin e ngjyrave të dritës. Por, një avatazh i Bugattit është që sipër kokës ka më shumë vënd, gjë që lojtarët e gjatë të NBA do ta pëlqenin shumë dhe nuk do të rezistonin të blenin një Bugatti të tillë.

Asnjë çmim zyrtar nuk na është zbuluar. Një komunikatë për çmimin e kësaj makine pritet të bëhet publike gjatë debutimit të saj në Monterey Car Week, Kaliforninë e Veriut, në fund të këtij muaji.