Bugatti është duke ndërtuar një super makinë për ata që mendojnë se Bugatti Chiron dhe Chiron Sport nuk janë aq sa duhet të shpejta!

liridona 0

Bugatti është duke ndërtuar një super makinë për ata që mendojnë se Bugatti Chiron dhe Chiron Sport nuk janë aq sa duhet të shpejta.

Emri i makinës së re do të jetë Divo në nder të pilotit francez Albert Divo i cili e fitoi garën Targa Florio 2 herë me Bugatti në 1920.

Vetëm 40 makina të tilla do të ndërtohen dhe njëra prej tyre do të prezantohet në 24 gusht në Pebble Beach Show.

Qëllimi i Bugatti Divo nuk do të jetë të ecë sa më shpejtë në rrugë të drejtë por ti marrë kthesat sa më shpejtë të jetë e mundur. Për këtë shkak trupi i Divo do të ketë një ndërtim të ndryshëm nga ai i Chiron.

 

This post is also available in: English