Bugatti nuk di të ndalet, së shpejti prezaton supermakinën 5 milionë euroshe e cila do të quhet “Divo”

ardita 0

Një Bugatti i ri po duket në horizont por kësaj radhe horizonti nuk është qëllimi. Përgatituni për Bugatti Divo një makinë me prodhim të limituar dhe që po ndërtohet për një qëllim specifik.

Kthesat. Divo e re do të ndërtohet në nder të Albert Divo; një pilot i famshëm francez i cili në vitet 1920 fitoi 2 herë Targo Florio me makinën Bugatti. Për të nderuar fitoret e tij në atë mal me kthesa Bugatti është duke bërë ndryshe në dinamikën e makinës së re.

Eshtë thënë se Divo do të këtë të njëjtën shasi si Bugatti Chiron por do të jetë më e lehtë në peshë. Edhe pse shasia do të jetë e njëjtë me atë të Chiron dizenjimi i trupit të makinës do të jetë komplet diçka e re dhe e veçantë.

Divo e re do të prezantohet në 4 gusht në California’s Quail Motorsports ku ju duhet të jeni të përgatitur sepse vetëm 40 të tilla do të prodhohen dhe secila kushton 5 milion euro.

This post is also available in: English