Bugatti po merr në konsideratë ndërtimin e një fuoristrade hibride

Admin 0

Muajin e kaluar kreu i Bugatti Stephan Winkelman deklaroi se komapnia po mendon që të zgjerojë linjën e makinave të prodhuar prej tyre. Gjatë Paris Motor Show ai e pohoi atë duke iu përgjigjur pyetjes se komapnia është gati të bëjë më shumë. Para disa vitesh dolën disa thashetheme se Bugatti do të ndërtonte një makinë normale luksoze dhe në atë kohë dolën edhe disa foto të kësaj makine, por deri më sot asgjë nuk është konfirmuar. Megjithëse për momentin fuoristradat janë ato që po shiten më shumë dhe sipas kreut të Bugatti Stephan Winkelman një fuorstradë mund të ishte ajo që mund t’i bënte konkurrencë markave si Rolls-Royce dhe Bentley.

Megjithatë Stephan Winkelman duhet t’i mbushë mendjen atyre që kanë aksionet në komapni për të investuar në krijimin e një fuoristrade Bugatti. Ai gjithashtu shtoi se kjo fuoristradë mund të ishte hibride gjë që mund ta ndihmojë kompaninë që të rrisë shitjet në të ardhmen nëse kjo ide arrin të finalizohet.

This post is also available in: English