Bugatti prezanton Chiron Sport me vlerë 3.4 milionë dollarë – Panairi i makinave në Gjenevë

ardita 0

Bugatti Chiron përshkon 0-100km/orë në më pak se 2.5 sekonda, ka 16 cilindra me katër turbocharges. Gjithësej prodhon 1500 kuaj fuqi dhe kushton rreth 3 milionë dollarë.

Ditën e martë në Panairin e makinave në Gjenevë marka Bugatti prezantoi makinën e re Chiron Sport. Një nga gjërat më të mahnitshme për Chiron përveç shpejtësisë së lartë prej 420 km/orë, është se mund ta ngasësh shumë lehtë në rrugë dhe ecën shumë shpejt.

Kjo makinë mban të njëjtin motorr si paraardhësja e saj (16 cilindërsh), por inxhinieret i hoqën pak peshë rreth 40 pound, dhe falë lehtësimit të peshës është bërë akoma më e shpejtë.
Presidenti i Bugattit Stephan Winkelmann tha gjatë një deklarate se : “ Makina Chiron Sport është bërë dukshem më e shpejtë dhe është e aftë që të futet edhe në rrugicat më të ngushta me shumë lehtësi”.

Edhe fshirëset e xhamave të Chiron Sport janë bërë me fibra karboni.
Çmimi i kësaj makine është 3.4 milionë dollarë. Bugatti është pjesëtare e Volkswagen Group.

Lini një Përgjigje