Bugatti Type 35 Baby II vjen për të festuar 110 vjetorin e kompanisë

ardita 0

Bugatti ende nuk ka përfunduar së festuari përvjetorin e tij të 110-të, këtë herë ka zgjedhur të zbulojë modelin e përditësuar Type 35.

Është përshkuar si ‘anëtari më i vogël’ i familjes së tyre, ‘Baby II’ e rikthen kryeveprën e Ettore Buhatti-t nga vitit 1926. Në atë kohë, themeluesi i kompanisë dhe biri i tij Jean, nisën të ndërtojnë një makinë vogël me qëllimin që t’ia dhuronin djalit të tij më të vogël Rolandit për ditëlindjen e tij katërt.

Mirëpo, makina jo vetëm që u pëlqye nga vogëlushi por edhe prej shumë prej vizitorëve në Molsheim, Francë. Dhe për këtë arsye Ettore vendosi ta çonte atë në prodhim. u krijuan rreth 500 njësi prej vitit 1927 deri me 1936.

Makina ‘Baby II’ e përditësuar ka një motor elektrik, përmban një bateri të lëvizshme litium-jon si dhe sistem frenimi që e ruan energjinë.  Fëmijët që dëshirojnë ta ngasin kanë një opsion special të quajtur ‘Child Mode’ që siguron 1.3 kuaj fuqi dhe kufizon shpejtësinë maksimale deri në 20km/orë. Duke qënë një kopje e Type 35, ajo mund të drejtohet edhe nga të rriturit, duke përzgjedhur opsionin ‘Adult Mode’ do të kenë 5.4 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 45 km/orë. 

Prodhimi i makinës do të fillojë këtë vjeshtë dhe çmimi fillon nga 30 mijë euro. Gjithësej do të prodhohen 500 njësi, ndërkohë Bugatti që tani ka filluar të marrë porosi nga klientët. 

This post is also available in: English