Bugatti Royale mund të rikthehet si një limuzinë elektrike në vitin 2023

ardita 0

Bugatti kohët e fundit la të kuptohet se është e hapur për idenë e lançimit të një modeli më të përballueshëm që shkon me energji elektrike. Ndërkohë që nuk dha detaje shtesë, një raport nga Anglia pretendon se firma franceze po përgatit një super-sedan të ndërtuar mbi platformën e një Porsche Taycan.

‘Car Magazine’ raporton se kompania do të rikthejë modelin Royal si një limuzinë ultra luksoze. Modeli Royal është ndërtuar nga viti 1927 deri me 1933, gjithësej janë prodhuar vetëm shtatë njësi. Ky Bugatti Royale do të jetë tërësisht elektrik dhe do të ketë kapacitet të lartë.

Royale nuk do të arrijë deri në vitin 2023, pothuaje një shekull pas origjinalit, kështu që inxhinierët e Bugattit shpresojnë  se do të jenë në gjendje të përdorin bateritë e veçanta për ta fuqizuar atë. Paketa e baterisë do të ketë tre motorrë elektrikë për të prodhuar 870 kuaj fuqi.

Nëse raporti është i saktë, Royale do të sinjalizojë një ndryshim dramatik të drejtimit për një kompani që njihet kryesisht si një furnizues i makinave ekzotike me shpejtësi të lartë, si Veyron dhe Chiron. Bugatti nuk ka konfirmuar se është duke punuar në një sedan elektrik, por shefi ekzekutiv i tij la të kuptohet se imazhi i markës do të evoluojë dukshëm gjatë viteve 2020.