Bugatti Voiture Noire është makina më e shtrenjtë në botë.

liridona 0

Bugatti, prodhues Francez i supermakinave, mori vëmendjen e mbarë industrisë sidomos të atyre që nuk kanë ku ti çojnë paratë me makinën më të shtrenjtë në botë.

La Voiture Noire, një prej hipermakinave të prezantuara në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, është shitur tek një blerës i panjohur për 11 milion euro.

Presidenti Stephan Winkelmann tha se makina kombinon teknologjinë e fundit, estetikën dhe luksin.

Makina ka një trup prej fibrash karboni të zeza, 1,500 kuaj fuqi dhe motor me 16 cilindra.

Bugatti e përshkruan makinën i pasardhës të Type 57 SC Atlantic, ku vetëm katër ishin prodhuar mes 1936 dhe 1938.

Ralph Lauren, një dizajner mode i njohur, është një prej pronarëve të Atlantic. La Voiture Noire thuhet të ketë kaluar Rolls-Royce Sweptail me vlerë 8.1 milion euro si makina më e shtrenjtë në botë.

Marka e Bugatti është në pronësi të grupit Gjerman Volkswagen.