Byton, rivali premtues i Tesla-s ka filluar testimet në rrugë.(video)

Mariglen 0

Gjithçka po shkon sipas planit për kompaninë BYTON, një nga shumë komapanitë të cilat do të prodhojnë makina elektrike me zyrat në Kinë. Komapnia me zyra  qendrore në Nanjing Kinë, ka përfunduar së ndërtuari 10 prototipet e parë të M-Byte një fuoristradë elektrike e cila ka hyrë në fazën e testimit në rrugë. Edhe 100 makina të përfundojnë së ndërtuari deri në fund të vitit. Kjo komapni po planifikon që të prodhojë 150,000 makina në vit diçka që mund t’ju duket shumë ambicioze sidomos nga një kompani e re. Gjithasjtu komapnia prezantoi edhe një model tjetër makine të quajtur K-Byte në qershor. Të dyja makinat të cilat u prezantuan edhe në Monterey Car Week do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek partneri i komanisë BYTON, komapnia Aurora. Edhe pse rrënjët i ka në Kinë BYTON synon që të bëhet një kompani ndërkombëtare. Shitjet e para në Kinë janë planifikuar të bëhen brenda vitit 2019. Komapnia ka zyra edhe në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shitjet në Europë dhe Amerikë do të nisin rreth mesit të vitit 2020.