Cadillac feston 20-vjetorin e SUV-it të tij Escalade

ardita 0

Escalade debutoi për herë të parë në vitin 1998 në “Pebble Beach Concours d’Elegance”, Kaliforni. U ndërtua që të konkuronte me Lincoln Navigator i cili u lançua një vit më përpara, megjithatë gjenerata e parë e Escalade nuk ishte një SUV luksoz por ishte pak më shumë se një version i përmiresuar i Chevrolet Tahoe dhe GMC Yukon. 

Pavarësisht kësaj, Escalade korri një sukses të madh SHBA që në vitin e parë të daljes në treg, kompania shiti 23 897 njësi. Gjenerata e parë zgjati vetëm 2 vite dhe gjenerata e dytë Escalade ishte shumë më i kompletuar dhe më i mirë se paraardhësi i tij, pasi në pjesën e brendshme tashmë paraqiste luks dhe stil mjaft të veçantë. 

Gjenerata e tretë filloi në vitin 2007 dhe solli përmirësime të reja në fushën e dizajnit dhe teknologjisë. Përveç kësaj, Escalade III është bërë SUV-i i parë i madh hibrid dhe me sistem të sofistikuar “Magnetic Ride Control”.

Gjenerata e katërt arriti në vitin 2014 duke rrumbullakosur historinë e suksesshme të ketij Cadillac, e cila është shitur në mbi 836,000 njësi në 20 vite, pasardhësi i tij pritet të vijë në 2020.

This post is also available in: English