Cayman Yachts zbulon detaje të reja rreth jahtit F920

Admin 0

Kantieri italian Cayman Yachts ka zbuluar disa detaje të reja rreth jahtit F920 i cili ka përfunduar dhe do të marrë pjesë në festivalin e jahteve në Kanë. Jahti F920 u përfundua në muajin gusht dhe është jahti i parë i serie jahtesh luksoze që do të variojnë nga 13 metra deri në 28 metra gjatësi. Jahti F920 ka një gjatësi prej 27 metrash. Jahti është ndërtuar në Itali me pamje të jashtme të dizenjuar nga Ferragni Progetti dhe ajo e brendshme nga Isabelle Blanchere.

Jahti ka një zone të madhe ndenje si  edhe një sallon të zbukuruar me mobiljet më të mira italiane. Gjithashtu jahti ka edhe një kuhinë e cila ndodhet jashtë dhe është e pajisur edhe me një e pajisur edhe me një bar. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona. Suita e pronarit është e zbukuruar me një mozaik Tajlandez dhe me një mur prej lëkure, ndërsa banjo ka 2 lavamanë prej mermeri me çezma prej ari. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 33 nyjesh dhe një shpejtësi mesatare prej 25 nyjesh.

This post is also available in: English