Çfarë fshihet nën një Range Rover Sentitel të blinduar.

liridona 0

Land Rover ka përditësuar Range Rover Sentitel 2019 të blinduar me motorin 5.0 litër supercharged V8 me benzinë.

V8 që prodhon 375 kuaj fuqi, ka 39 kuaj fuqi më shumë se motori V6 që kishte më parë. Kjo fuqi e dërgon makinën në shpejtësinë 100 km/h për 10.4 sekonda.

Range Rover Sentitel e blinduar ka më shumë se një ton material dhe xham rezistent ndaj shpërthimeve.

Makina është zhvilluar me mbrojtje në çati dhe nën dysheme për të përballuar eksplozivët IED, si dhe sulmet me plumba.

Rrotat e makinës lejojnë që makina të vozitet 48 km rrugë me shpejtësi deri në 80 km/h, edhe nëse ka një gomë të dëmtuar.

Makina përveç përditësimeve në hapësirën e kabinës dhe sistemit të informacionit Touch Pro Duo, ka një tunel shpëtimi në pjesën e pasme. Tuneli funksionon kur dyert bllokohen. Një sistem i adresës publike lejon personat që janë në makinë të komunikojnë me njerëzit jashtë pa pasur nevojë të lënë kabinën.Gjithashtu makina mund të aktivizojë dritat dhe sirenat e emergjencës në rast nevoje.