Çfarë ka në brendësi të ndenjëseve masazhuese të një S-Class?

liridona 0

Mercedez-Benz S-Class ka disa nga ndenjëset më të rehatshme dhe përkëdhelese në treg.

Ti mund të ngasësh makinën dhe në të njëjtën kohë mund të freskohesh, nxehesh, masazhohesh apo përqafohesh nga ndenjëset.

Por çfarë ka nën lëkurën ngjyrë krem dhe te shpuar të ndenjëseve?

Djemtë e kanalit të famshëm What’s Inside në YouTube e kanë zbuluar këtë.

 

Siç rezulton, funksioni i ‘’masazhit me gurë të nxehtë’’, në fakt nuk përfshin gurë të nxehtë.

Mund të surprizoheni se si Mercedez nuk e ka mbushur ndenjësen me gurë. Janë thjesht ventilatorë dhe airbag të vegjël.

Gjithsesi, në qoftë se jeni nga ata njerëz që u pëlqen të presin gjëra dhe të shohin çfarë kanë brenda por nuk keni guxuar të vëni dorë mbi një ndenjëse të S-Class, shpresojmë që kjo video t’ju shuajë kuriozitetin.