Cfare mund ti japë më shumë Google-i një makine Volvo?

Mariglen 0

Volvo shquhet si nga makinat më të sigurta në botë, dhe për të mbetur e tillë, sistemi i ndërveprimit të ekranit duhet të jetë responsiv dhe intuitiv që mos të tërheq vëmendjen e shoferit. prandaj dhe ne këte mes hyn Google.

Paneli i informimit Volvo Sensus, është ndër më të mirët që mund të gjenden te veturat moderne. Ekrani i madh i ndjeshëm me prekje, vepron me shpejtësi, teksa kthimi i përgjigjeve është shumë i shpejtë. Pos disa ngecjeve në aktivizim, Sensus konsiderohet nga ekspertët gati si perfekt. Të pakënaqur me vlerësimin “gati perfekt”, inxhinierët nga Volvo bashkuan forcat me kompaninë Google, për të krijuar gjeneratën e re të panelit të informimit.

Sistemi do të bazohet mbi sistemin operativ Android, ndërsa do t’i përgjigjet pyetjeve me zë përmes Google Assistant, Google Play Store, Google Maps dhe shërbime tjera nga gjiganti i internetit. Sistemi i tanishëm, do të japë ndihmë të madhe nëpërmjet Android Auto dhe Apple Car Play, por gjenerata e re do ta çojë sistemin e lidhjes së brendshme të veturës, në një nivel më të lartë.

Pasi që sistemi vepron në Android, të gjitha përditësimet do të bëhen në të njëjtën kohë edhe në telefonin e pronarit. Prodhuesi suedez Volvo, nuk ka bërë të ditura detajet, por pritjet janë të mëdha, duke pasur parasysh se mundësitë janë pafund. Më e mira e kësaj, është se do të marrë urdhra përmes zërit, duke i mundësuar shoferit të jetë shumë më i lirë.

This post is also available in: English