Çfarë të veçante ka makina që përdori Princ Harry në ceremoninë martesore?

ardita 0

Për të dërguar nusen tek ceremonia martesore, Princ Harry përdori një makinë të vjetër ngjyrë blu të cilën e kishte marrë hua. Kjo makinë vezulluese që përdori Duka dhe Dukesha e Sussex-it është një version modern i elektrizuar i klasikëve të vitit 1968.

Gazeta ‘’The Sun” raporton që makina ishte marrë me qira vetëm për këte ceremoni por prodhuesi Britanik mund t’jua ofrojë për një çmim rreth $500,000.

Makina fuqizohet nga një motor elektrik me300 kuajfuqi dhe është më i shpejtë se motori origjinal 6-cilindërsh. Jaguar pretendon qe mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 240 km/h dhe durimi baterisë është  270km.

Jaguar E-type Concept Zero nuk do jetë e vetmja makinë elektrike. Sepse siç kemi shkruar edhe në artikuj e mëparshëm, kompania Britanike do të hedhë në treg këtë vit modelin  I-Pace electric SUV për $70,000.

This post is also available in: English