Chevrolet Camaro 2019 më i ri por jo më i shtrenjtë

Mariglen 0

Hulumtimi i bërë nga Cars Direct, ka bërë të ditur se Chevrolet Camaro 2019 do të kushtojë për 3,000 dollarë më lirë, se sa modeli i vitit 2018.

Në anën tjetër, kemi mësuar se ky model do të pësojë përditësim në eksterier, ndryshim stili në enterier, ndryshim të tërësishëm të rrotave dhe pak fuqizim të sistemit motorik.

Për shkak të ndryshimit të pakos, Chevrolet ka mundur edhe t’ia ulë çmimin.

Modeli bazë do të kushtojë 25,995 dollarë, përfshirë edhe transportin deri te klienti – që është për 905 dollarë, më lirë se i vjetri.

Mirëpo, duhet bërë e ditur se Camaro LS, më nuk do ta ofrojë motorin me V6, ndërsa e ofron atë me 2.0-litra që prodhon 275 kuajfuqi.

Për të pasur një veturë të tillë me tetë shpejtësi automatike, duhet paguar 1,495 dollarë ekstra. Camaro 2LT që kushton 28,495 dollarë, ka pësuar lirimin më të madh prej 3,000 dollarësh, teksa e ka të përfshirë si standard motorin V6.Sikurse Camaro i vitit të kaluar edhe i riu do të jetë i punuar në sistemin, që ofron fuqi dhe peshë më të lehtë.

Në sistemin e sigurisë është paraparë alarmimi para se të ndodhë aksidenti, si dhe humbja në masë të madhe e këndit të vdekur. Ende nuk është bërë e ditur data konkrete, por Chervolet ka njoftuar se kjo makinë lansohet në fillim të vitit që vjen. 

This post is also available in: English