Chevy Trailblazer rikthehet pas dhjetë vitesh, si një SUV me përmasa më të vogla

ardita 0

Kjo makinë do t’i ketë pesë nivele të ndryshme, kur të lansohet gjatë vitit të ardhshëm

Megjithëse është larguar gjatë vitit 2009, Chevy ka bërë të ditur se do ta rikthejë modelin Trailblazer, por jo me përmasat që i kishte dikur.

Pas dhjetë vitesh, ky SUV vjen me përmasa më të vogla dhe jo me tri radhë që i kishte dikur, ndërsa është në mes të Trax dhe Equinox.

Në modelet e mëparshme, Trailblazer vinte në nivelin RS dhe ACTIV, ndërsa tani është bërë e ditur se do t’i ketë edhe tri nivele tjera.

Brenda makinës do të jetë motori me 1.2 litra që prodhon 155 kuaj fuqi, derisa çmimi bazë pritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Versionet pritet të kenë opsione të ndryshme, ndërsa Chevy Trailblazer pritet të jetë shumë i përshtatshëm për të gjitha terrenet.

Gjë që ia mundësojnë rrotat me 17 inç, si dhe sistemi i pezullimit mjaft i lartë, që i ofrojnë lehtësi shumë të mirë.